Si të veproni ndaj dashurisë së humbur?


Çdokujt në jetë së paku një herë i ka ndodhur që të mos ketë fat në dashuri. Që të mos ju shkaktojë dhembje dhe të mos ju bëhet obsesion dashuria e humbur dhe të mos e humbni kohën kot duke menduar vetëm për të, në vijim disa këshilla se si t’i përballoni ndjenjat vetjake.

Nëse jeni në procesin e shërimit të zemrës së thyer, përgatituni për betejë të gjatë midis pjesës instinkte dhe logjike të trurit.

Thjesht, duhet patjetër të gjeni forcë dhe në mënyrën më të kuptueshme të hiqni dorë nga personi i dashur dhe nga ndjenjat vetjake ndaj tij.

Vetëdisiplina është më kryesorja, transmeton Telegrafi.

Gjëja më e mirë që duhet të bëni është që me atë person t’i ndërpritni të gjitha kontaktet, sepse dhembjen e shtojnë edhe më shumë çdo kontakt me të, çdo telefonatë, madje edhe qasja në Facebook-un e ish-personit të dashur.

Kur ndodheni të vetmuar dhe ju kaplojnë fantazitë se si do të mund të kishte qenë lidhja juaj, pastaj fantazitë erotike, se si do të ishin dukur fëmijët tuaj të përbashkët… – hiqni nga koka! Përdoreni forcën tuaj për t’i mposhtur mendimet e tilla.

Përpiquni që gjërat t’i shikoni më ndryshe, në mënyrë që të bindeni që ai person ka shumë mangësi. Aq më tepër që nuk dëshiron të jetë me ju, është më se e sigurt që ka edhe dhjetëra mangësi të tjera, të cilat më vonë do t’ju kishin shkaktuar shumë telashe.

Gjëja më e rëndësishme është që të riktheni vetëbesimin e humbur. Nuk ia vlen të vuani, madje as të mendoni për një person që nuk ju ka dashur. Pastaj të jini të sigurt që ka edhe shumë e shumë persona që do të jenë edhe më të mirë se ai.

Derisa jeni vetëm, shpëtimin kërkojeni në pasionet tuaja të dashura, në ushtrime, shëtitje, lexim…

Mbajeni në mend një gjë: nuk thuhet kot që koha shëron çdo gjë. Shumë shpejt do të shfaqet në jetën tuaj një person tjetër ndaj të cilit zemra juaj sërish do të rrahë fuqishëm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *